Kjo eshte Jeta 55

Ne qofte se nuk dini se çfare te dhuroni per Vitin e Ri...
Ju keshilloje... te dhuroni pak sinqeritet, tolerance dhe respekt njerezve qe u mungojne!!



© Kjo eshte Jeta

Leter babagjyshit ...

I dashur Babagjysh,
Doja ta filloja kete leter duke te thene se je nje kokrra e mashtrusit dhe pavarsisht te gjithave ende kam dyshime te forta qe ti nuk egziston,madje edhe shpirti yt i besimit eshte nje genjeshter boshe dhe kaq. Une te shkrov
a nje here vjet,te shkrova nje leter dhe e bera me gjithe dashuri,me nje deshire te madhe qe ta beje sadopak te realizueshme deshiren. Mbase ndodhi,per shume pak,ose mbase ishte cdo gje nje genjeshter idjote,ashtu si vete besimi qe une krijova ne ty!
Me ler te te them se ne vend te asaj gjese me syckat blu qe te kerkova,me dhe nje vit muti. Isha tashme e ngopur me depresjon.Shpresoja per nje 2012 qe doli me e poshter se vitet paraardhese. Dhe mbase me kete kishte te bente mallkimi i Mayave. Kjo ishte permbysja qe te gjithe prisnim,e shperndare pak e nga pak pergjate gjithe vitit. Por puna eshte se kam mbetur po aq kalama sa ende vazhdoj te besoj pak ne ty,ne shpirtin tend te festes.
Dua te besoj prap ne Krishtlindje dhe ne genjeshtren se 2013 do ta degjoje deshiren time. Dhe kete vit do mundohem te te kerkoj dicka mese te realizueshme,e jo ca brockulla. Nuk me duhet me asnje mashkull,as dy sy blu apo jeshile apo kafe,apo cfardo qofshin. Kete vit me duhet vetja,ajo qe humba pergjate 2012. Pesova nje metamorfoze te urryeshme dhe ti e di mire kete. Kalova nga ajo qe degjohej kudo si nje uragan lumturie dhe te bertiturash,ne dicka te strukur,te mbyllet te strehuar nga bota. S’po te kerkoj te me dhurosh dicka qe nuk e kam patur,dicka te re.Po te kerkoj te me japesh dicka qe e humba,dicka qe ne fund te fundit me perket.Me duhet e vjetra ime,dhe me duhet tani. Pastaj pak qetesi dhe buzeqeshje te dhena me zemer nuk do te benin keq.
Perpos ketyre dua edhe te te falenderoj per dozat e gezimeve qe me ke dhene dhe krijimin e raporteve te ngushta me nejrez qe ia vlejne. Te falenderoj per Krishtlindjen qe qendron me mua pergjate gjithe vitit,nipin tim te vogel. Te falenderoj per lumturine qe mban emrin familje dhe dashuria e tyre qe tashme me eshte vertetuar se do te jete e pafundme,do te jete perhere. Beji te qendrojne perhere po kaq me shumice,po kaq te lumtur.
Dhe ne fund dhe dicka tjeter. Ti e di se jam egoiste dhe kur behet fjale per te kerkuar mendoj per veten ne rradhe te pare. Ma realizo edhe ate endrren e bukur qe kam ne sirtar. Ti e di se te shkruaj eshte nje nga gjerat me jetedhenese qe kam.
Gezuar edhe ti sidoqofte. Dhe nese permbushet parashikimi i Mayave,takohemi ne parajse! ;)

Kjo eshte Jeta 53

E perqafova fort, sepse i dua shume perqafimet dhe mbi te gjitha dua shume ate!...



© Kjo eshte Jeta

Kjo eshte jeta 8

Buzëqesh gjithmonë.Buzët e tua nuk kanë nevojë të përkthejnë atë çka ndodh në zemrën tënde.



© Kjo eshte Jeta

Kjo eshte jeta 7


Zhgenjimet me te medha kane emrin e atyre qe kemi dashur me shume.



© Kjo eshte Jeta

Kjo eshte jeta 6

Nje marredhenie e vertet eshte atehere kur ne mund ti tregojme njeri tjetrit gjithcka dhe cdo gje. Pa sekrete, Pa genjeshtra.!!



© Kjo eshte Jeta

Kjo eshte jeta 5

Po ecja rrugës dhe gjeta një monedhë ...
Papritur mu kujtove ti, me dy fytyra dhe pa vler !!




© Kjo eshte Jeta